Pse Arta Bajrami bojkotoi disa programe festive ?!

By

Programet festive të Vitit të Ri kanë ngjallur dilema dhe hamendësime tek fansat që pëlqejnë muzikën e Arta Bajramit.

Fakti se ajo nuk u pa prezente në programe të caktuara por vetëm në pak ekrane, përfshirë Klan Kosovën bëri që fansat të kërkojnë ndonjë shkas të mundshëm për këtë veprim.

Por është vetë Arta që përmes një komunikate për media ka eleminuar dilemat duke bërë të qarta shkaqet e mungesës së saj në disa ekrane.

Ajo ka sqaruar se viteve të fundit primare ka pasqyrimin e një Arte reale, më të pjekur në jetë dhe në rrafshin artistik, prandaj programe të caktuara të cilat i kategorizon si argëtuese-fëmijërore nuk i plotësojnë standartet e saj.

Megjithëse shprehet e vetëdijshme për faktin se i përket botës së showbizit dhe paraqitjet janë me rëndësi, peshë më të madhe ka pa dyshim fakti se ky bojkot nuk po i lë shenjë në karrierë. Arta dhe këngët e saj po vazhdojnë të pëlqehen nga fansa të shumtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm