Reperi Lyrical Son iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve t’ia bëjnë ‘report’ faqes së gazetarit britanik Graham Ëilliam Phillips, i cili po bën fushatë kundër Kosovës.
Artisti shfrytëzoi Instagramin për ta postuar faqen e gazetarit dhe për të shkruar: “Report këtë njeri të flliqt. Ju boj thirrje të gjithë shqiptarëve, mundësisht naj haker, a naj computer geek, me ja mshel këtë faqe, e mos ti lojm vend në internet këtij rrenci të flliqt”.
Philipps bën fushatë nëpër forma të ndryshme kundër Kosovës dhe luftës së UÇK-së.
Këtë çështje ditë më parë e ka ngritur Klan Kosova.