Është princeshë përrallash? Liberta Spahiu shkëlqen në festën e Klan Kosova (FOTO)

By

Mbrëmjen që lamë pas, Klan Kosova ka organizuar edhe koncertin madhështor të fundvitit, duke sjellë në skenë emrat më të njohur të muzikës burimore shqiptare.

Në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës, në një sallë akustike që përveç të tjerash të mahnit me interierin, u ngjitën Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Vikena Kamenica, Selami Kolonja, Yllka Kuqi dhe Leonora Jakupi.

Për t’i prezantuar këta yje muzike, ishte moderatorja Liberta Spahiu ajo së cilës i ishte besuar kjo punë.

Dhe për këtë mbrëmje, ajo zgjodhi një fustan të kuq tërë shkëlqim që të merrte sytë dhe me të dalë në skenë, mori tërë vëmendjen.

Fustani është punuar nga dizajneri Valdrin Sahiti dhe pa asnjë mëdyshje është njëri ndër kreacionet e tij më të bukura e më të veçanta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm