Lyrical Son baba dhe ky është leksioni më i mirë që jep për baballarët e rinj

By

Ai është bërë baba për të dytën herë së fundmi, dhe kjo qenka sipas tij, ndjenja më e mirë në jetën e tij.

Reperi i famshëm kosovar Lyrical Son, javën që lamë pas ka folur në Prive për të qenit prind, ndërsa ka thënë se përgjegjësia e tij tani është më e madhe dhe se kjo është ndjenja më e mirë që ka provuar ndonjëherë.

E madje, i ka ndihmuar ta organizojë edhe ditën:

“Kush ka cika botën ka. Është shumë e vështirë ta lësh familjen edhepse është përkohësisht në mënyrë që të kthehesh në punë. Është fatmirësi sepse prapë shihem me ta. Ndjenjë më të mirë se të jesh prind nuk ka. Në jetë ndjenjë më të mirë se ta shohësh fëmijën tënd çdo ditë, nuk ka”.

“Jam shumë më i qetë dhe energjinë që e kam pasur përpara që të kaloj kohë palidhje, nuk e kam më. Tash jam më i koncentruar dhe ditën e kam më të organizuar. Të qenit prind, të fut në disa rrugë në të cilat nuk ke hyrë kurrë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm