Flet Gresa Behluli: Pse vendosa ta mbaj të fshehtë lidhjen?

By

Këngëtarja e famshme kosovare Gresa Behluli, po e kurorëzon dashurinë e saj disa vjeçare me martesë.

Javën që lamë pas, para se të martohej këtë fundjavë, ajo mbajti edhe festën e beqarisë apo kanagjeqin nëse flasim me zhargonin popullor. Duke mbledhur familjaret e miket e saja, ajo mbajti festën ku kënduan motrat Mustafa, ndërsa për Prive, ajo ka zbuluar edhe vellon e saj magjike të punuar nga dizajneri Valdrin Sahiti.

Ndërsa plot një dekadë romancë me Lulin, Gresa i mbajti krejtësisht larg syrit të publikut për një arsye:

“Privatësia është e shenjtë për mua dhe nuk kam dashur asnjëherë ta përdor për famë. Kam dashur ta ruaj vetëm për veten dhe personin e zemrës”, thotë ajo për Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm