Lumi sapo dha opsionin ideal për dhuratën e Shën Valentinit

By

Shën Valentini është në prag dhe për dhuratë, Lumbardhi ka dhënë një prej propozimeve më të mira si opsion.

View this post on Instagram

A post shared by Kicaj kader (@kaderkicaj_)

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, ka vizituar artisten Yllka Leti e cila është sfiduar prej e vogël me një problem shëndetësor, trajtimi i të cilit kërkon terapi të kushtueshme.

Për të mos u bërë barrë e familjes, ajo shet pikturat e saj, një prej të cilave, Lumi ka vendosur ta blejë.

‘Unë e zgjodha këtë pikturë për Kaderin. Për ju që ende nuk keni zgjedhur se çfarë t’i bleni të dashurës apo të dashurit për Shën Valentin, ja ku e keni zgjidhjen’, shprehet ai mes tjerash në postimin e bërë.

Përveç dhuratë ideale, ky opsion i mundëson Yllkës dhe familjes së saj lehtësim në mbulimin e shpenzimeve.

Me super idenë që na dha Lumbardhi, bëni një xhiro profilit të artistes unike Yllka dhe bëni zgjedhjen tuaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm