Rrjetet sociale e kanë bërë të mundur që t’i njohim të famshmit edhe më mirë se sa që kemi mundur dikur.
Është mjaft e çuditshme se si ata zgjojnë interes të madh te publiku, e përveç pjesës profesionale, adhuruesit e tyre janë të etur të marrin më shumë vesh për jetën e tyre personale.
Ndër reperët më të famshëm kosovarë është edhe Lumi B, i cili ka për baba profesorin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Anton Berishajn.
Ndërsa nëna e tij, është një zonjë e vërtetë dhe ajo ka sot ditëlindjen.
Me këtë rast, ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi të të dy prindërve, e me fokus të vecantë tek e ëma që feston përvjetorin e lindjes. /Prive.al