Lumbardh Salihu, personazh frymëzues për stil unik të veshjes!

By

Në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova, një emër është bërë temë diskutimi jo vetëm për fitoren e tij, por edhe për stilin e jashtëzakonshëm që solli aso kohe, e njëjtë vazhdon akoma, është padyshim Lumbardh Salihu.

Nga momenti i parë që ka hyrë në shtëpi, ai ka treguar një ndjenjë të veçantë për modë. Po thuajse, çdo veshje e tij ka pasur një mesazh të fortë, duke e shndërruar çdo Prime në një spektakël të stilit.

Lumbardhi njëjtë ka vazhduar edhe pas daljes nga BBVK, duke dashur që me anë të stilit të tij, të motivojë të rinjtë të shprehin individualitetin e tyre dhe të kenë guximin të eksperimentojnë me modën.

Nisur nga kostumet elegante në evenimente formale, tek veshjet më të përditshme, ai di si të kombinojë ngjyrat dhe format në mënyrë që të krijojë një pamje unike dhe tërheqëse.

Veshjet e tij shoqërohen gjithmonë me aksesorë të zgjedhur me kujdes, duke e transformuar çdo look në një deklaratë mode.

 

Artikuj të ngjashëm