Lugati rikthehet me këngë të re

By

Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, këngëtari kontrovers Gjon Karrica, tanimë më tepër i njohur si Lugati ka paralajmëruar video projektin e tij më të ri muzikor.

I titulluar “Wow”, kënga më e re e Lugatit do të lancohet këtë të premte, ndërsa paraqitja e artistit siç vihet re edhe në fotografinë paralajmëruese duket të jetë si përherë unike, përcjellë Klankosova.tv.

“Projekti për të cilin kam punuar më shumë se një vit, që falë jush është bërë viral në gjithë rrjetet sociale, më në fund vjen të premten në të gjitha platformat digjitale”, ka shkruar Lugati në një postim në Instagram.

Kjo do të jetë kënga e parë e Lugatit që pas daljes së tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh” nga ku u largua për shkak të problemeve shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm