Dita e djeshme për disa nga artistët tanë ishte e mbushur përplot me aktivitete duke filluar nga xhirimet për festat e fundvitit.
E në këto raste takimet mes kolegëve janë të pashmangshme, disa prej tyre që u panë mjaft të shoqëruar mes vete ishin këngëtarja Morena Taraku, Zaimina Vasjari dhe Butrint Imeri.
Që të tre nëpër profilet e tyre publikuan fotografi mjaft të afërta mes vete e një detaj i cili binte në sy ishte afërsia me qenin e Morenës, Moi-n të cilin nuk po e linin rehat dyshja në fjalë.
Dje publikoi fotografi me të Zaimina e sot një gjë të tillë zgjodhi ta bëjë Butrinti i cili duket se ka arritur t’a fitojë ‘luftën’ e madhe që po bëhet mes miqëve. /Prive.al/