Largimi i regjisorit të “Portokalli”, Altin Basha nga drejtimi i programit pas 17 vitesh është pa diskutim lajm më vete!
Por, zhvillimi i cili ndodh pas gati dy dekadash punë po shoqërohet me një seri speciale të lajmeve nga palë të ndryshme.
Teksa jozyrtarisht konfirmohet largimi i një pjesë të mirë të kastit të aktorëve si Gaz Paja, Ledio Lako, Albana Perhati (përjashtuar Rez Veleshnjën dhe Flor Binajn) dhe të dy prezantuesve, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi një raportim që po qarkullon nga dita e djeshme synon se i ka zbuluar arsyet e lëvizjes e të cilat lidhen ekskluzivisht me konkurencën.
Një portal anonim në Shqipëri ka publikuar një artikull ku pretendohet se regjisori i larguar ka marrë një vilë në Green Coast Resort nga Aleksandër Frangaj për të shpërbërë “Portokalli” me synimin që “Klanifornia” të fitojë terren pas një sezoni i cili nga të gjithë laikët u konsiderua shumë i zbehtë.
“Nëpërmjet një avokati të njohur (emrin nuk ia përmendim për arsye etike), Basha ka hyrë në bisedime me pronarin e TV Klan, Aleksandër Frangaj. Ky i fundit i ka premtuar Bashës një vilë në Palasë, në kompleksin Green Cost. Vila do të dhurohej ndaj Bashës, në këmbim që ai të dëmtonte aq sa të mundej spektaklin Portokalli dhe Top Channel. Me këtë lëvizje, Frangaj synonte kthente vëmendjen emisionit të tij, Klanifornia. Basha ka tentuar të bindë por pa sukses një pjesë të aktorëve, që të braksin Portokallinë por duke i fshehur interesin e tij personal, atë të përfitimit të një vile në Palasë, me vlerë nga 250 deri në 300 mijë euro. Kjo është hera e dytë që Aln Basha përdor aktorët për interesa tërësisht vetjake. Të gjithë e mbajnë mend sesi Basha dilte në alimet përpara Teatrit Kombëtar dhe kundërshtonte prishjen e tij dhe më pas u bë me rezidencë pranë Erion Veliajt” – thuhet mes tjerash në lajm.
Vërtetësia e tij nuk mund të konfirmohet por marrë shkas nga fakti se është amplifikuar duke u publikuar nga portale pranë Top Channel, me gjasë kjo është përgjigja indirekte e televizionit për përplasjen e madhe.
Ndërkaq, spekulohet se drejtimin e “Portokalli” mund ta marrë tashmë aktori Flor Binaj. /Prive.al