E liruar nga puna në televizion për sezonin e ri të paktën përkohësisht por mjaft e angazhuar gjatë muajve të nxehtë në mbrëmje muzikore.
Kështu po kalon vera për bukuroshen Luana Vjollca e cila fatmirësisht ka gjetur dy-tre ditë pushim për t’u zhvendosur pak përtej Kosovës e Shqipërisë.
E destinacioni i parë përtej trojeve shqiptare ka një ndalesë – McDonalds.
Luana e njohur për pasionin e saj ndaj ushqimit ka postuar një fotografi teksa e koncentruar ushqehet jo me një por me dy hamburgerë teksa në mbishkrim pyet fansat se a do kush një të tillë.
Shtimi në peshë i prezantueses ka qenë mëse evident viteve të fundit por në gjykimin e shumëkujt, ajo duket goxha më seksi me peshën e tanishme e cila e bën të ndihet komforte me veten. /Prive.al/