Pas shumë pushimeve, pak në Austri e pak në Maldive, Luana Vjollca i është rikthyer punës.
Këngëtarja/moderatorja e njohur shqiptare me mbi 1.3 milion ndjekës në Instagram, ka bërë me dije se ka nisur punën për këngën e re.
Ajo postoi fotografi në studio, madje e zuri mëngjesi zgjuar.
“U zbardh, natën e mirë”, shkroi Luana duke treguar se ishte ora 5:25, pasi ka mbaruar punë.
Këngëtarja nuk dha detaje lidhur me projektin veçse bashkëpunëtorët janë të njëjtë. Ajo sërish zgjodhi Bini Nebiun për t’ia realizuar këngën./Prive.al