Moderatorja Luana Vjollca, i është rikthyer muzikës.
Ajo porsa ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”.
Kënga e tipit baladë nxiti zëra për një ndarje të mundshme mes saj dhe të dashurit të saj prej kohësh, Krenar Çoçajt.
Ani pse dyshja kurrë s’e konfirmuan romancën e tyre, lidhja e tyre ka qenë gjithmonë pjesë e mediave rozë.
Por, e njëjta duket të ketë përfunduar – sipas burimeve ekskluzive për revistën “Who”, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn.
Arsyet nuk janë zbuluar akoma!