Pas përfundimit të “Shiko kush luan” Luana Vjollca, ka shfrytëzuar këto kohë për pushime, për të publikuar këngën e re por tashmë po punon për projekte të reja. Ndaj, kjo është dhe arsyeja pse Luana nuk është më aktive në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instastory, Luana ka treguar pse është larg Instagramit këto kohë:
“Ju dua të gjithëve! Më falni që nuk ju kam kushtuar shumë kohë, por po punoj fort për të sjellë gjëra të bukura te ju. Çdo mesazh i juaji më motivon e ma mbush zemrën plot! Faleminderit!”