Luana synon ta martojë Bleonën në program por kjo e fundit ia bën bajat publikisht (FOTO)

By

Një e thënë nga aktori Gent Hazizi në ‘Shiko Kush Luan’ u bë mollë sherri me këngëtaren Bleona e cila nuk e kapërdiu atë që tha në program aktori i njohur.

Këngëtarja reagoi shumë ashpër duke e konsideruar anonim aktorin teksa emisioni u fshi nga Youtube për t’u publikuar pa pjesën që nevrikosi Bleonën.

E gjithë kjo, nisur nga një ‘martesë’ që i bëri Armand Peza këngëtares dhe Flori Mumajesit dukej se u tentua të kapitalizohej mirë nga Luana Vjollca.

Prezantuesja, njëherësh bashkëautorja e programit, marrë shkas edhe nga xhirot në portale duket se kishte menduar të përfshinte në emisionin e 1 Janarit një martesë të inskenuar mes Bleonës dhe Flori Mumajesit.

Por, kjo ide është refuzuar në mënyrën më të papritur nga Bleona.

Ajo nuk është mjaftuar me pagesën e biletës nga Top Channel por ka kërkuar 100.000 euro për një skenë të tillë.

‘Ok’ – ka qenë përgjigja e vetme e gazetares së zhgënjyer nga përgjigja teksa bisedën, Bleona e ka postuar edhe në Instagramin e saj.

‘Dyfytyrësi tipike shqiptare. Nga njëra anë plas ironia teksa nga ana tjetër fillon sahan-lëpirja’ – shprehet mes tjerash Bleona. /Prive.al/

…. per te gjithe kategorine e “ aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj I fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!! Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan – lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona

A post shared by Bleona (@bleona) on

Artikuj të ngjashëm