Luana Vjollca ka paralajmëruar se po sjellë një këngë të re përmes një seti nga Instastory, ku ka prezantuar edhe ca skena xhirimi.
Duket se ajo këngën e ka gati, ndërsa nga detajet e dhëna nga vet këngëtarja bëhet e ditur se ajo po sjellë bashkëpunim.
Vjollca e cila njihet për tiparet e saja fizike super seksi, po duket shumë atraktive edhe në këtë klip.
Për grimin e saj si gjithmonë është kujdesur Sellma Kasumoviq, ndërsa për flokët Kaci Lleshi.
Ajo ka publikuar disa imazhe ku shfaqet e gatshme për t’i bërë xhirimet. /Prive.al