Luana në fitness jo vetëm për ushtrime!

By

Fitnesin, prezantuesja Luana Vjollca tashmë e ka shndërruar në përditshmëri.

Kohë të madhe bukuroshja kalon duke skalitur linjat trupore teksa anash nuk e lë këtë aktivitet as gjatë vikendeve.

E besoni ose jo, në fitness Luana ka vendosur të xhiroj edhe videoklipin e ri. Prive.al mëson se kjo ka qenë zgjedhja e prezantueses që gjatë ditës së djeshme ka realizuar disa nga xhirimet.

Kënga e re nga prezantuesja, me vulën e Getoar Selimit, do e sjell atë më ndryshe se zakonisht dhe mësohet se në videoklip ajo do shfaqet tejet e nxehtë dhe provokuese.

Ndryshe, së fundmi u përfol një duet i ri mes Getit dhe Luanës të cilin e demantuam. Duket se rezultati pas ‘Tirana Lifestyle’ i ka shtyrë dyshen të punojnë së bashku por nga distanca në role të ndryshme dhe jo në bashkim forcash në duete muzikore.

 

Artikuj të ngjashëm