Luana është pothuajse gati dhe fotoja e publikuar na vërteton këtë!

By

Ka tash e disa javë që prezantuesja Luana Vjollca e ka paralajmëruar rikthimin në ekran.

Ajo, edhe këtë sezon do jetë të Shtunave në Top Channel me sezonin e dytë të “Shiko kush luan”.

Suksesi i sezonit të parë bëri që televizioni t’ia besojë sërish në prime-time programin Luanës.

E duket se çdo gjë është drejt finalizimin.

Në pak javë, këngëtarja dhe prezantuesja do startojë për t’u bërë rivale e drejtpërdrejtë e armikut të “përbetuar”, Ermal Mamaqit.

“Shiko Kush Luan” do ketë edhe skenografi të re. Nga çfarë shihet në një imazh të ndarë, kësaj rradhe do investohet pak më shumë në studion e programit, e cila është drejt përfundimit.

Mbetet të shihet se çfarë risi do rezervojë ky sezon i ri nga Luana. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm