Një iniciativë e një Youtube-ri ka shndërruar Luanën në protagoniste të videos.
Eric Tabach ka vendosur t’iu shkruajë në Instagram profileve me më së shumti ndjekës sipas shteteve dhe në listë nga Shqipëria i ka figuruar Luana.
Pa e njohur paraprakisht, ai i ka shkruar asaj ‘Le të prodhojmë’ dhe nuk ka munguar përgjigja e prezantueses shqiptare e cila ka pyetur: Si?
Në foton kryesore të ndarë me ndjekësit, shihet se Luana e prezanton veten si ‘Kylie Jenner e Shqipërisë’ mirëpo për të kuptuar më shumë nga biseda, do të na duhet të presim episodin e dytë nga këto rrengje të krijuara nga Tabach.
Reagimet për replikën e Luanës mund t’i ndiqni në videon më poshtë nga minuti 13:45. /Prive.al