Javë më parë Prive zbuloi ekskluzivisht romancën e nisur mes reperit Mozzik dhe prezantueses Lotina Haziri.
Dyshja nuk janë prononcuar mbi lidhjen e tyre, veç kanë ndarë imazhe nga destinacione të njëjta e video që konfirmonin se po kalonin kohë pranë njëri-tjetrit.
Por gjërat kanë ndryshuar me publikimin e albumit të ri nga Mozzik – “Mërgimstar”.
Lotina ka ndarë me ndjekësit në mediat sociale një sërë postimesh dedikuar Mozzik, prurjes së tij të re, e edhe stilit të dukjes.
Madje ajo ka zbuluar edhe këngën që duket se e emocionon fort.
Ndiqni reagimet e saj më poshtë, dhe kuptoni se për çfarë bëhet fjalë.