Lorik Cana zbulon Bojkenin e vogël

By

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është mjaft i hapur me publikun dhe aktiv në rrjete sociale.

Por, prej ardhjes në jetë të Bojkenit, djalit të parë në familje, një vijë nuk është shkelur kurrë – ajo e privatësisë.

Futbollisti nuk e ka shfaqur pothuajse asnjëherë fytyrën e djalit të vogël duke postuar fotografi me kënde të ndryshme por asnjëherë që shfaqnin fytyrën e plotë të djaloshit.

E një përjashtim është bërë së fundmi kur Loriku ka postuar imazhin e portretit familjar me Bojkenin në mes, ndonëse sërish duke i vendosur me program një palë syze.

Nga ajo që vërehet në shikim të parë, djali i ngjan mjaft edhe Monikës, sidomos në tiparet kryesore si bjond. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm