Lori Hoxha ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e saj, ku sigurisht nuk kanë munguar urimet e shumta për të, përfshirë edhe Vis Bajraktarin i cili thuhet se është në një marrëdhënie me trashëgimtaren e Top Medias.
Detajet nga festimet nuk janë bërë publike, por një postim i pak minutave më parë nga vajza e ditëlindjes ka mjaftuar për të treguar sa e lumtur është në këtë ditë.
Ajo gjithashtu ka treguar edhe dhuratën e saj të preferuar të çdo ditëlindje, që është i vogli London.
“Kurrë nuk e kisha menduar se një flokëkuq i vogël do të ishte dhurata perfekte për çdo ditëlindje. Familja ime është bekimi më i madh dhe falenderoj universin për një tjetër vit”, shkruan Lori krahas fotos së nipit, i cili mban tortën e ditëlindjes në dorë.