Në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Lori publikoi projektin e saj të fundit “Mjerë dashnia”.
Muzika ishte realizuar nga Armend Rexhepagiqi, tekstin e shkroi Aida Baraku ndërkaq orkestrimin e ka bërë Irkenc Hyka.
Tani Lori po vjen me këgën e re të parë për këtë vit, dhe hyri në llogarinë e saj në Instagram që të ndante entuziasmin me ndjekësit e saj.
E kësaj here ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me Irkenc Hyken për projektin e ri muzikor.
“Shumë e lumtur për super projektin e ri që po vjen” – shkruan ajo në një postim në Instagram duke lavdëruar punën e Irkencit ajo shprehet,”E ke shkri lal, je i papam fare.”