Pas një heshtjeje disa javore në rrjete sociale, Loredana u rikthye për të njoftuar atë që shumë dyshonin.
Ajo ka gati një album të ri!
Përmes llogarisë @modusmio në Instagram, u bë i ditur lajmi se King Lori po rikthehet. Albumi i ri do të lansohet në muajin dhjetor me datë 11.
“King Lori është kthyer dhe po mbron fronin e saj. Albumi i saj i ri #Medusa më në fund do të dalë në 11 Dhjetor”.
Po ashtu, fansat patën rastin edhe të shohin kopertinën e albumit të saj, për herë të parë në këtë llogari Instagrami. /Prive.al