Në konferencën për media, Loredana Zefi foli për skandalin ku mes tjerash e konfirmoi raportimin e Prive.al se në Prishtinë ka ardhur për spot.
Më poshtë, një pjesë nga sqarimi i Loredanës:
Në bazë të mediave cka kam lexuar, do sene janë ndryshe, por për mu çka është me rëndësi me ditë ju, shteti shqiptar, gjerman, prej asnjë personi nuk janë marrë paret me mashtrime. Paret janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ajo e ka pranu dhe e ka bo me plot dëshirën e saj.
Ky sen ka fillu në 2016-tën. Në 2018-tën, Zefi janë në këtë punë brenda, më kanë tregu që në 2018-tën është mundësia me mbyllë këtë rast. Unë nuk e di çka kanë bo këta persona mes vete, pse nuk është mbyll ky rast. Në 2018-tën kur e kam marr vesh kam qenë në gjendje me i ndihmu, palës time, familjes që është mbi të gjitha. Nuk më interesojnë mediat, muzika, kurgjo kur është pyetja familja ime’