Reperja Loredana së fundmi ka ndarë lajmin se ajo i është bashkuar një familjeje të re – markës amerikane të veshjeve, Karl Kani.
Karl Kani është një stilist amerikan, themelues dhe drejtor i markës së modës hip hop Karl Kani themeluar në vitin 1998. Ai filloi një trend të shkrirjes së hip-hopit me modën. Ai vuri re një zonë në treg që ishte injoruar dhe i hapi rrugën markave të tjera të modës hip hop.
Ndër emrat e famshëm që mbështetën markën ishin Tupac, Biggie Smalls, Avery Wilson, P. Diddy, Dr. Dre, Nas, Wu Tang, Rihanna, Ariana Grande e të tjerë.
Në një postim në llogarinë zyrtare të markës në Instagram, ata i urojnë mirëseardhje edhe reperes Loredana, suksesi i së cilës vetëm ka filluar nisjen. /Prive.al