Shkodran Mustafi sërish baba dhe kjo është gjinia e bebes

By

Futbollisti i famshëm shqiptar nga Gostivari, është bërë baba për të dytën herë.

Shkodran Mustafi, përmes llogarisë së tij në Instagram ka dhënë lajmin se tashmë fëmija i tij i dytë ka ardhur në jetë.

Duke publikuar edhe një fotografi me të porsalindurin, ai ka treguar se tani është edhe baba i një djali.

Përndryshe Mustafi që luan për Arsenalin, është edhe baba i një vajze e cila quhet Noemi e gjithmonë e ka dëshmuar se është një baba shumë i përkushtuar.

“Shumë i lumtur që po ju njoftoj për lindjen e djalit tonë. Është gjithmonë nëj ndjenjë speciale kur pret në familje një anëtar të ri”, ka shkruar Mustafi në llogarinë e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm