Loredana deklaron: “Mozzik është më i miri”

By

Çdo gjë që përfshin Mozzik dhe Loredanën krijon lajm, e kjo për faktin se ata shpeshherë kanë ‘turbulluar’ fansat me deklaratat e tyre herë thumbuese e herë dashamirëse.

Vetëm së fundmi, pasi u panë bashkë në një qendër tregtare në Stutgartt në muajin shtator, tani në tetor drekuan bashkë nën shoqërinë e Kidës, fansat ishin të shpejtë të aludonin në një ri-bashkim.

Po ish-çifti kanë edhe një vajzë, natyrisht se duhet të ruajnë raporte të mira, që të jenë prindër të mirë.

Madje edhe në këngën “Angst” të Loredanës, ajo përmend ish-partnerin e saj, në një diskurs tejet pozitiv, duke shprehur respekt për të.

E që gjithsesi, në një lidhje live me ndjekësit e saj, një deklaratë tjetër ishte ajo që çoi ndjekësit në furi.

Në një “live” që reperja po bënte në rrjetet sociale, është pyetur sigurisht edhe për Mozzik. Më saktë: “Ku është Mozzik?” dhe ajo thotë: “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon po flisja me të”.

Ndoshta dyshja në telefonatë po diskutonin nëse Hana kishte ngrënë, apo Mozzik po i uronte suksese – por është e dëshmuar, qofshin bashkë sërish apo jo, Mozzik dhe Loredana po ruajnë shoqërinë e njëri tjetrit. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm