“Mrekulli pas një sfide”, blogerja e famshme shtatzënë me fëmijën e saj të parë

By

Blogerja milionere, Negin Mirsalehi është shtatzënë me fëmijën e parë!

Sipërmarrësja Mirsalehi një nga ndikuesit më të suksesshëm në Holandë, është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Dhe kjo ndërkohë që Negin dhe të dashurit të saj Maurits Stibbe iu tha në spital se do të ishte ‘shumë e vështirë’ për ta të mbeteshin shtatzënë.

“Jam shumë e lumtur që po ndaj me ju se unë dhe Mau po presim 1 fëmijë. Ky viti i fundit ka qenë më sfiduesi pasi na thanë se do të ishte shumë e vështirë të bëheshim prindër. Prandaj ky do të jetë bebushi jonë i mrekullisë dhe jam shumë mirënjohëse për këtë”, shkroi ajo për  6.8 milionë ndjekësit e saj.

Artikuj të ngjashëm