Lopez dhe Rodriguez me deklaratë pas shkrimeve në media

By

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez raportohet se janë ende një çift, pavarësisht lajmeve të shumta që qarkulluan të premten ku thuhej se dyshja kanë ndarë rrugët.51-vjeçarja dhe ish-lojtari i bejsbollit konfirmuar se janë akoma një çift në një deklaratë për Fox News të shtunën.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“Të gjitha lajmet janë të pasakta. Ne po punojmë për disa gjëra”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.Lajmi vjen pak pas raportimeve të mëdha që u bënë të premten duke përmendur ndarjen e çiftit të famshëm teksa nga raportimi lihet të kuptohet se kriza ekziston.

Në një raportim fillestar thuhej se Lopez ishte e zënë në Republikën Domenikane duke xhiruar një film, gjersa Rodriguez në Miami duke u përgatitur për sezonin e bejsbollit.

Raportimet e së premtes gjithashtu treguan për thashethemet e mëparshme që buronin nga fillimi, për një romancë të pretenduar midis Alex dhe yllit të “Southern Charm”, Madison LeCroy.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Burime të shumta treguan në atë kohë se nuk kishte asnjë lidhje midis të dyve, megjithatë.“Jennifer dhe Alex kanë gjëra shumë më të mëdha – si bizneset dhe fëmijët e tyre – për t’u shqetësuar”, pohoi burimi.J.Lo këtë vit ndërkohë planifikonte të martohej me Alex Rodriguez, por që dasma e tyre nuk u realizua akoma për shkak të koronavirusit.

Artikuj të ngjashëm