Lokacioni i veçantë që Arbëri e Dafina zgjodhën për fotot e martesës

By

Mbrëmë kurorëzoi dashurinë futbollisti i njohur i përfaqësues së Kosovës, Arbër Zeneli.

View this post on Instagram

A post shared by Dafina Hiseni (@dafffyy)

Në moshën 27 vjeçare ai i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me të dashurën e tij, Dafinën.

Çifti organizuan një ceremoni madhështore, pjesë nga të cilat pamë përmes platformave të Prive, që përcolli nga afër eventin.

E para mbrëmjes së madhe, sigurisht, çifti kanë realizuar shkrepjet e tyre të ditës së dasmës.

Ata kanë zgjedhur mjeshtrin e aparatit, fotografin Norik Uka për realizimin e fotografive në një lokacion shumë të veçantë.

Si një mitrovicas, Arbëri s’i ka harruar rrënjët duke preferuar që fotot t’i bëjë në një lokacion shumë domethënës.

Çifti kanë zgjedhur Kullën e Isa Boletinit në pjesën veriore të Kosovës.

Kulla ka një domethënie historike. E ndërtuar në shekullin e XIX-të, ajo simbolizon qëndresën shqiptare. Nga viti 2015, eshtrat e heroit Isa Boletini pushojnë saktësisht në dheun e rrënjëve të tij, në Boletin të veriut të Kosovës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm