Sulmuesi i Lazio, akoma pa pasur mundësi të regjistrojë debutimin e tij në Itali, duhet të përballet me virusin Covid-19.
Agjencia italiane e lajmeve, ‘ANSA’, raporton se Muriqi është karantinuar në Turqi.
Lojtari thuhet se nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është asimptomatik.
Muriqi do të jetë i karantinuar deri në testin e radhës, i cili duhet të dalë negativ në mënyrë që ai të jetë i lirë nga karantinimi. /Prive.al