Jasmina, ish-konkurentja e “Përputhen” festoi ditëlindjen.
Kjo ndodhi në një prej vilave private të Ingrit Gjonit në Lalëz ku mund të festohej pa kufizime orari e muzike!
Në mes të një situate ku po përflitet shumë sa i përket raportit të saj sentimental, thashetheme të cilat i ka mohuar, sigurisht se lista e të ftuarve do të përbente shumë interes.
Pashmangshëm, në të kishte edhe ish-“Përputhës”.
Nga vajzat, Ana Lleshi teksa nga djemtë pati më shumë.
Andi i cili pas ndarjes dhe përballjes së hidhur në “Përputhen Prime” sigurisht që nuk ishte i pranishëm por aty nuk mungoi ish-shoku i tij i ngushtë, Atdheu me të cilin tashmë nuk flet pejani.
Aty u gjend edhe Fationi dhe mes tjerëve Bearti.
Jasmin dhe Bearti janë fotografuar javë më parë në Prishtinë, detaj i cili u komentua goxha në media për sa i përket raportit të tyre. Nga ana e Jasminës pati demantim të menjëhershëm për diçka më shumë se shoqëri. /Prive.al