Linda Halimi ka nisur punën për këngën e saj të re.
Të paktën kështu ka lënë të kuptohet me anë të një fotografie të cilën e ka postuar në Instagram, ku shihet në një studio muzikore.
Këngëtarja me veti mori edhe vajzën e saj Kaimana, e cila erdhi në jetë muajin e kaluar.
“Kthim në punë dhe Kaimana do të dëgjojë këngën e re ekskluzive”, ka shkruar Linda teksa shihet në krah me foshnjën.
Nëse nuk e dini, Linda jeton prej kohësh në Amerikë bashkë me të dashurin e saj. Çifti janë bërë prindër dhe së fundmi janë vendosur në një shtëpi të re të cilën Linda e ka prezantuar në rrjete sociale./Prive.al