Këngëtarja shqiptare që po vepron në Amerikë, Linda Halimi mbrëmë pa dyshim ka pasur një prej përvojave më të veçanta në jetën e saj.
Ajo ka marrë pjesë në koncertin e yllit botëror Rihanna në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, nëse mendoni se Linda ka qenë thjesht një prej mijëra fansave në sallë, gaboheni.
Këngëtarja ia ka dalë që të jetë fare pranë Rihannës në prapaskenat e koncertit.
Foton e ka postuar vetë Linda në Instagram ku shihet të ketë distancë prej fare pak centimetrash me Rihannën por nuk dihet nëse ia ka dalë të shkrep një foto me të.
Mbetet të shihet ndonjë postim eventual. /PRIVE.AL/