Kanye West po vazhdon me të dashur të re pas ndarjes nga Kim Kardashian (FOTO)

By

Kanye West u pa duke kaluar kohë me kantautoren Audri Nix në Miami, vetëm disa ditë pasi ata ndezën për herë të parë thashethemet për romancë pasi u panë së bashku në ballkonin e një hoteli në ditën e vitit të ri.

Marrëdhënia e reperit fitues të Grammy-t, dhe muzikantes 27-vjeçare dukej se po lulëzonte ndërsa ata arritën në një pronë të mbyllur së bashku të hënën pasdite.

Ata nuk kanë komentuar ende për statusin e marrëdhënies së tyre.

Dalja e tyre e përbashkët erdhi jo shumë kohë përpara se Kanye u pa në një takim me aktoren Julia Fox në një restorant italo-amerikan në Miami.

Në fotot e siguruara nga TMZ, reperi ishte parë duke shijuar një natë në restorantin Carbone me Julia.

Burimet i thanë faqes së internetit se takimi nuk ishte “asgjë serioze”, përkundrazi ai po vazhdon jetën si një djalë beqar pas ndarjes nga gruaja Kim Kardashian.

Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në fillim të vitit 2021 pas gjashtë vitesh martesë dhe tashmë ka filluar të vazhdojë me yllin e SNL, Pete Davidson.

Artikuj të ngjashëm