Këngëtarja Linda Halimi ka një kohë që është zhvendosur për në SHBA. Përpos kërkimit të një karriere atje ajo po shijon edhe jetën private.
Linda ka 5 vite që është në lidhje me Davon i njohur si Big D. Çifti shpeshherë janë përfolur për ndarje por që sot Linda feston këto vit lidhje me të.
Përmes profilit në facebook ajo ka treguar dashurinë që ndjen për të: “Cdo ditë e jetës muaj mjalti. 5 vite bashkë dhe akoma si ditën e parë. Krenaria ime është dashuria dhe respekti i tij për mua… Të dua Davon”.
Këtë dashuri që po e përjeton në krahët e Davon, Halimi pret ta shijoj edhe atë të publikut amerikan përmes ‘American Idol’./Prive.al