Lidhja e Bradley dhe Irina u ftoh nga “A Star Is Born”

By

Lajmi se Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ndanë, u bë publik javën e kaluar dhe tani një burim ka treguar kur ka nisuar ‘prishja’ në marrëdhënien e tyre.

“Bradley ishte emocional gjatë kohës kur filmonte A Star Is Born”, tha një burim për People.

“Ata u përpoqën të shpëtonin marrëdhënien e tyre por ajo veç kishte ndryshuar. Meqenëse Bradley dhe Irina kanë qenë gjithmonë privat në lidhje me marrëdhënien e tyre, pak njerëz e dinin se diçka me të vërtetë po ndodhte”, shtoi burimi.

U raportua gjithashtu se çifti jetonin të ndarë edhe para ndarjes së tyre.

Ata kanë bashkë një vajzë me emrin Lea.

Artikuj të ngjashëm