Libri i Ritës merr jehonë mediatike globale

By

Këtë fundjavë Rita Ora ishte një ndër emrat më të përfolur në shtypin botëror. Ajo që ishte kryetitull fliste për lidhjen e saj me një 26 vjeçar, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Kjo është klasifikuar si abuzim seksual me të mitur pavarësisht që Rita nuk e cilëson si të tillë.

Po ashtu sot vëmendje i është dhënë një tjetër fakti. Ora kur u shpërngul si refugjate në Britani, familja u detyrua që atë dhe motrën e Ritës, Elenën ti linin në jetimore për shkak të statusit që kishin atë kohë.

Të gjitha këto janë lajme të cilat po burojnë nga libri i Rita Orës, ‘Hot Right Now’ ku bukuroshja shqiptare ka bërë një autobiografi.

Këto informacione që kanë rrjedhur kanë bërë që ky projekt i këngëtares të merr vëmendje në të gjitha mediet ndërkombëtare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm