Situata e rëndë e krijuar në mbarë botën nga koronavirusi, ka mbyllur pothuajse të gjitha bizneset private, përfshirë këtu sallonet e ondulimit, dizajnit, kafeteritë dhe palestrat.
Mirëpo, kjo gjë nuk e ka penguar Liberta Spahiun për të realizuar emisionin e saj, PRIVE.
Prezantuesja e njohur, sot për herë të parë është nisur në xhirime e rregulluar e tëra vet.
Këtë gjë na e tha vet ajo përmes një videoje të postuar në Instagram, në të cilën tregon se flokët, grimi dhe veshja janë bërë nga vet ajo.
Kujtojmë që për çdo emision që ju e shihni të shtunën në Klan Kosova, prapa pamjes së saj janë Sellma, Kaci dhe Valdrin Sahiti.
Por, moderatoja ia doli edhe për ta, madje po duket shumë bukur, apo jo?
Mos harroni, nesër Prive duke filluar nga ora 19:00 në Klan Kosova./Prive.al