Libër për jetën e saj, Angela Martini pritet të tregojë vështirësitë që ka kaluar

By

Ish Miss Universe Albania, Angela Martini, pritet që të shkruajë një libër për jetën e saj, ku do t’i shpalosë të gjitha situatat e vështira që ka kaluar në jetë dhe raportin e afërt me të ëmën.

Në këtë libër autobiografik, modelja e famshme do t’i paraqesë sfidat e të ëmës së saj, e cila kishte arritur të largohej nga Shqipëria komuniste, për të rilindur si grua e suksesshme në Zvicër.

Nëse nuk e keni ditur, Martini në vitin 2010-të, kishte marrë pjesë në një konkurs bukurie të organizuar nga Donald Trump në Las Vegas ku kishte dalë e gjashta.

Për momentin ajo po e jeton jetën e saj në mes luksit dhe po bën rolin e influencueses në rrjete sociale, shto këtu tash që do jetë autore libri.

Në këtë libër ajo pritet t’i paraqesë të gjitha sfidat e saja personale nëpër të cilat kaloi për tu bërë gruaja që është sot dhe po ashtu, për sfidat e të ëmës së saj.

Këtë e ka thënë në një intervistë për një revistë të quajtur MEA WorldWide, e cila e ka publikuar historinë e saj, nga një vajzë fshati në një super modele milionere. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm