Prej kohësh, Leonora Jakupi mund të themi që është bërë me adresë të re, atje ku qëndron me shumicë.
Fjala është për vilën e këngëtares në Brezovicë.
Në ajrin e pastër, këngëtarja përpos që po e përballon vapën, duket se edhe po merret me veten.
Mesa duket, Kaci e ka ‘harruar’ Leonorën shkaku i vlugut të punëve të sezonit të nxehtë dhe Leonora është detyruar të sajojë.
Ajo ka shfaqur video nga lyerja e flokëve në kushte shtëpie nga një shoqe nën mbishkrimin:
“Bëjmë ngjyrosje në mal sepse Kaci Lleshi është shumë i zënë”.
E mbase nga vjeshta kur të mbarojnë nuset, Leonora do ketë më shumë “fat” në gjetjen e Kacit! /Prive.al