Këngëtarja Leonora Jakupi, në luftën e fundit në Kosovë, ka humbur një anëtar shumë të shtrenjtë të familjes, babain e saj.
Ai ra dëshmor përderisa dje e kishte përvjetorin e vdekjes.
Babai i saj Qazë Jakupi, kishte rënë dëshmor i luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa këngën e famshme “A vritet pafajësia”, që të bartë plot emocione sa herë e dëgjon ia kishte kushtuar edhe babait të saj.
Përderisa dje ishin bërë 19 vjet që nga rënia e tij, Leonora i ka shkuar te varri dhe këtë dhimbje e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.
“19 vjet pa ty babë”, ka shkruar ajo. /Prive.al