Leonora Jakupi dhe Sabri Fejzullahu po sjellin këngë bashkë.
Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale.
Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka postuar një fotografi të re përmes së cilës ka njoftuar se projekti muzikor del të premten në orën 18:00 dhe quhet “Simpatia e shkollës”.
“Dua sinqerisht dhe pafundesisht te falenderoj Sabrianon per dashurine pozitivitetin dhe motivimin qe ai me jep jo vetem mua por te gjithe kolegeve dhe publikut anekënd”, ka shkruar Leonora teksa ka dhënë lajmin.
Dyshja ka punuar me Kreshnik Avdiun dhe Ardian Kastratin për këtë këngë./Prive.al