Leonita nuse e zonja, ky është specialiteti tradicional që përgatiti për Granitin (FOTO)

By

Çifti u martua verën që lamë pas, po pa një dasmë të madhe e të bujshme siç do pritej.

Futbollisti shqiptar i Arsenalit dhe gruaja e tij, Leonita Lekaj tani jetojnë në Londër dhe janë shumë të lumtur në krahët e njëri tjetrit.

Të paktën kështu lënë të nënkuptohet në publikimet e tyre në rrjete sociale, ku vend të veçantë për ta zë dashuria që shpesh e ndajnë me ndjekësit e tyre.

Dyshja mund të jetojë në Londër e të bëjë jetë luksi, mirëpo ata s’po largohen nga rrënjët dhe pëlqejnë shumë gjërat tradicionale.

Nga rituali i çajit “rus”, te petullat me djathë e deri te pitja me spinaq të cilën Leonita e ka gatuar për Granitin, ata të dy janë tipikë shqiptarë.

Lekaj ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa imazhe përmes së cilave tregon procedurën e përgatitjes së pites me spinaq, të cilën ajo e quan specialiteti më i mirë shqiptar. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm