Përfundimtare: Ledri e Noizy e përfunduan këngën (FOTO)

By

Një fotografi nga studioja e incizimeve dhe ‘bam’, gjithçka është gati.

Reperët Ledri Vula dhe Noizy, e kanë përfunduar incizimin e këngës së tyre më të re.

Ditë më parë na hutuan mjaft me publikimet e tyre nga Gjermania, ku u tha se po xhironin skenat e klipit të ri.

Ndërsa, dyshja që dikur ishin armiq të përbetuar e tani po bashkëpunojnë për të sjellë një këngë.

Një fotografi e siguruar nga Prive, e konfirmon zyrtarisht bashkëpunimin në mes dyshes edhe me prononcim të Faton Shoshit, menaxherit të Ledrit.

Duke mos dashur t’ia humbë efektin surprizës, ai nuk ka treguar titullin e këngës e as publikimin e datës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm