Ledri si bindet kërkesës së saj, Sara do të nisë peticion!

By

Prej disa kohësh, Ledri ka vendosur që të ndryshojë pak stilin e flokëve.

Ai i ka ‘ikur’ pamjes së dikurshme me flokë të prera shkurt duke vendosur t’i rrisë.

Kjo nuk i ka pëlqyer Sarës që tash e disa javë në rrjete sociale e ngacmon personin e zemrës për stilin.

Njëjtë ka vepruar mbrëmë vonë kur ka postuar fotografi me të me ç’rast është shprehur se do ta nisë një peticion (që ta bindë Ledrin t’i presë flokët).

“Nëse keni diçka për të thënë për flokët e Ledrit ky është momenti” – ka deklaruar Sara.

Megjithatë, shumica se kanë ndarë mendimin me të, përfshirë Yll Limanin, Lori Kaçkën, Arbër Bytyqin e Morena Tarakun.

Sara, lëre Ledrin brenda zonës së tij të rehatisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm