Që prej kur zyrtarizoi lidhjen e tij me vajzën e ish-kryeprokurorit shqiptar, Ledri Vula ka ekspozuar tejet pak nga kjo pjesë.
Fotot me të dashurën apo detaje tjera nga lidhja gjithmonë janë mbajtur të distancuara nga publiku duke mos i dhënë hapësirë shtypit rozë për fjalë.
Megjithatë, daljet me të duke shijuar jetën e natës nuk po mungojnë. Madje në njërën prej tyre, çifti është parë në shoqërinë e Lori Hoxhës, trashëgimtares së Top Medias.
Nuk dihet se a i lidh një miqësi vajzat mirëpo kjo nuk është hera e parë që shihen së bashku pasiqë edhe paraprakisht, Lori është parë tek shijon jetën e natës me dyshen.
E rëndësishme është që në shoqërinë e njëri-tjetrit ata po kënaqen. /Prive.al/